Buzëqesh United, Pogba kthehet në stërvitje

Përformanca e dobët e Paul Pogba-së në ndeshjet e fundit ka vënë në pikëpyetje aktivizimin e tij në ndeshjen e nesërme ndaj Sevilla-s. Manchester United ka udhëtuar ditën e sotme drejt Spanjës për t’u akomoduar në prag të sfidës që do të luajë në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, ndaj skuadrës iberike.

Pas paraqitjes së dobët në përballjen ndaj Tottenham dhe Newcastle United dhe mungesës së aktivizimit në sfidën e FA Cup ndaj Huddersfield u pa në gjendje mjaft të mirë fizike në stërvitjen e sotme në Carrington. Trajneri Mourinho në konferencën për shtyp të disa ditëvë më parë tha se francezi ka pranuar formën e tij të dobët dhe se do të përpiqet të rikthehet në gjendjen e tij optimale.

Pas mungesës në Kupë, duket se Pogba është rikthyer në formë dhe mund të luajë titullar në takimin e nesërm ndaj Sevilla-s. Në stërvitjen e sotme të gjithë lojtarët janë parë në gjendje të mirë fizike, Rashford, Bailly, Sanchez, Pogba, Herrera dhe të tjerët. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan