BVB Dortmund vs Tottenham || Cila skuadër do triumfojë?

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
13 Nëntor 2017 17:53

 

QUIZ/ Sa mirë e njihni Zlatan Ibrahimoviçin?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Prill 2018 14:52
Testoni veten me pyetjet më poshtë

Atij i pëlqen që të flasë për veten në vetën e tretë, e megjithatë askush nuk i mohon aftësitë dhe forcën e jashtëzakonshme në fushë. Kudo ku ka shkelur ka arritur suksese në karrierën e tij, për më tepër që u ka sjellë edhe fitime klubeve. Veç kësaj dallohet për golat e veçantë që shënon. Të shumtë janë admiruesit anembanë botës, që e vlerësojnë për ato çfarë i ka dhënë futbollit. Por a mendoni se dini gjithçka për Ibran? Mënyra më e mirë për ta zbuluar është quiz-i mëposhtëm. Provojeni!

 

QUIZ / Sa mirë e njihni Cristiano Ronaldon?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Prill 2018 21:04
Testoni veten me pyetjet më poshtë

Cristiano Ronaldo! Mjafton vetëm të përmendësh emrin e tij dhe në mendje të vijnë të gjitha sukseset e arritura nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ylli i Real Madridit vazhdon që të befasojë nga ndeshja në ndeshje me golat dhe stilin e lojës. Përveç magjisë në fushë, CR7 njihet për rivalitetin me Lionel Messi-n, të dy simbole të klubeve respektive, Real Madrid dhe Barcelona.  

Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë kudo ku ai ka luajtur, që nga Sporting CP, Manchester United e tani te Real Madrid. Deri më tani portugezi ka fituar 5 Topa të Artë, po aq sa edhe rivali i tij, Lionel Messi. Lufta mes të dyve vazhdon. Më poshtë është një quiz, ku ju keni mundësinë që të testoni të gjitha njohuritë tuaja në lidhje me një prej futbollistëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Radha juaj!

 

Quiz/ Sa mirë e njihni Ricardo Kaka?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
28 Mars 2018 18:04

Ricardo Kaka ishte futbollisti i fundit i cili e fitoi “Topin e Artë” përpara se të niste dominimi nga dyshja Cristiano Ronaldo-Lionel Messi.

I cilësuar si një “lojtar i kompletuar” nga futbollisti më i madh i të gjitha kohërave Pele, Kaka historinë e tij e shkroi me skuadrën e Milanit. Ai u bë pjesë e kuqezinjve në vitin 2003, pasi u transferua nga Sao Paulo. Në vazhdim, ylli i tij vetëm shkëlqeu. I dalluar jo vetëm në fushë dhe jashtë saj për personalitetin e tij të veçantë, Kaka, është një futbollist që gjithnjë ka ngjallur interes. Më poshtë është një quiz për t’ju testuar ju, se sa mirë e njihni Ricardo Kaka-në, të fundit e të mëdhenjve para epokës “CR7-Messi”. Provojeni!

 

Quiz/ A mund të gjeni sponsorët në këto fanella të viteve '90?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Mars 2018 16:15

Nëse jeni një tifoz i sëmurë i futbollit dhe doni të testoni kujtesën tuaj, atëherë ky quiz bën për ju. Nuk do të harxhoni më shumë se 2 minuta kohë, por e sigurt që do të zbaviteni. Atëherë ja si funksion ky quiz. Do t’ju paraqiten 14 fotografi nga fanella të skuadrave të futbollit përgjatë viteve 1990. Sponsori kryesor është fshirë, e pikërisht ju takon juve që ta gjeni atë. Për ta bërë disi më të lehtë, janë dhënë tri alternativa. Tani është radha juaj.