Bylis bie në Kavajë, Besa merr një fitore të rëndësishme

30 Shtator 2018

Besa ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0, duke marrë një rezultat të rëndësishëm dhe duke iu bashkuar kreut në renditjen e Grupit B të Kategorisë së Parë.

Në një sfidë që vlente kreun, kavajasit u zgjuan në pjesën e dytë të takimit me Mëllugjën dhe Thorjan, të cilët shënuan dy gola. Me këtë fitore Besa shkon në  kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe Oriku, Apolonia dhe Egnatia. Një ndeshje ku nuk mungoi as tensioni si në fushë dhe tribuna, në momentin kur lojtari Zefi i Bylis u ndëshkua me karton të kuq pas një provokimi ndaj tifozerisë vendase.

Si Bylisi ashtu dhe Besa janë dy skuadra tradite në futbollin shqiptar, pasi në sezonet e dekadës së fundit kanë qenë rivalizues në Superiore, ndërsa në Kategorinë e Parë duan që të jenë kalimtarë. /EDS/

Kategoria e Parë | Java e 4-t

Besa – Bylis 2-0

Besa: Miraka, Dickson, Memini, Shaljanji, Biba, Ndraxhi, Mihani, Mëllugja, Krasniqi, Cara, Çekiçi. Trajner: Gentjan Begeja

Bylis: Bytyçi, Ntephe, Doksani, Samnda, Shyti, Peposhi, Bajramaj, Zefi, Doseh, Murataj, Beji. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtarë: Laver Alla, Maringlen Llukmani, Marjus Qose, Skerdi Greca

Delegat: Bujar Pregja

Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan