Bylis tremb Tiranën, ngecin bardheblutë, Bitri nderon Partizanin, Kastrioti ndëshkon Skënderbeun

25 Nëntor 2020

Kampionët në fuqi e kanë të vështirë të reagojnë, aq më pak të jenë dominues. Bylis i vendosi jo pak në vështirësi gjatë pjesës së parë, duke ngacmuar portën e Bekaj në disa momente.

Pavarësisht dëshirës së madhe, bardheblutë krijuan pak raste për shënim, përjashto këtu një mundësi të Idi Bathës në minutën e 10-të.

Një pjesë e parë shumë e bukur u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçi” ndërmjet Apolonisë dhe Partizanit. Shumë raste për shënim nga të dy ekipet por ai që bën diferencën ishte Eneo Bitri i cili në minutën e 42-të kaloi Partizanin në avantazh.

Në Korçë, Skënderbeu befasohet nga Kastrioti teksa ekipi krutan kryeson pjesën e parë falë një goli të realizuar nga Da Silva në minutën e 39-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com