Calja me shpirt ndër dhëmbë në Botërorin e Peshëngritjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Nëntor 2018 19:20
Vetëm vendi i gjashtë

Vetëm vendi i gjashtë për peshëngritësin shqiptar Briken Calja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Për peshën 73 kilogramë djaloshi shqiptar nuk arriti që të zërë vend në zonën e medaljeve, megjithatë, vendi i gjashtë është inkurajues për të.

I dëmtuar ai pranoi që të hynte në garë duke dhënë maksimumin për Shqipërinë. Ai nuk arriti që t’ia dilte as një dygarësh e as në stilin e shkëptjes apo të shtytjes, megjithatë, ai nuk u dorëzua edhe pse dallohej qartë që diçka e pengonte.

Në stilin e shkëputjes ngriti në provën e parë 148 kg dhe në të dytën 153, ndërsa në të tretën nuk mundi dot ta çonte lart shtangën për shkak të kontraktimit në kofshën e majtë. Edhe në stilin e shtytjes Calja në dy provat e para bëri ngritje të suksesshme në peshat 181 dhe 186 kg, teksa dështoi në të tretën që ishte 189 kg. Në shtytje mori vendin e shtatë, ndërsa në dygarësh e mbylli i gjashtiu me 339 kg në total. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike