Cambiasso ironizon afrimin e Interit

Tifozët e Interit, por edhe trajneri Spalletti e priti me padurim afrimin e mesfushorit Rafinha nga Barcelona, por ish-mesfushori Esteban Cambiasso nuk ka të njëjtin mendim me drejtuesit. Argjentinasi ka shprehur zhgënjimin e tij mbi afrimin e Rafinha-s.

Rafinha i është bashkuar Interit në huazim me formulën për ta blerë në fund të sezonit, por Cambiasso – i cili fitoi pesë kampionate dhe Ligën e Kampionëve me Interin midis 2004 dhe 2014 – theksoi se zikaltrit duhet të kishin synuar më lart.

“Ata janë duke sjellë një rezervë të Barcelonës…”, tha mesfushori për “Sky Sport Italia”. “Kanë afruar një lojtar interesant, por Barça e lejoi të largohet, sepse ai nuk është duke luajtur. Kjo është e vërteta”, shtoi Cambiasso. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan