Caparros i Sevillas: Nuk mundemi t'i përballojmë kushtet financiare të Moratës

16 Janar 2019
Caparros i Sevillas: Nuk mundemi t'i përballojmë kushtet financiare të Moratës

Joaquin Caparros pranon se kanë dështuar në sigurimin e shërbimeve të sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata.

Shefi sportiv i Sevillas ka konfirmuar se kushtet e përfshira për ish-sulmuesin e Real Madridit janë të paarritshme për klubin e tyre.

Pas nënshkrimit të Munir El Haddadit nga Barcelona, pohoi se kanë kontaktuar me spanjollin, por se gjithçka përfundoi me dështim.

Alvaro Morata (Getty Images)

“Ne kontaktuam me Moratën dhe Chelsean, por gjithçka përfundoi me kaq. Pasi folëm për shifrat, mjaftoi të kuptonim se operacioni ishte i pamundur për ne”, tha shkurtimisht Joaquin për mediat spanjolle.

Theksojmë se tashmë reprezentuesi spanjoll është subjekt i thashethemeve për një transferim te Atletico Madrid.

Lexo po ashtu: Alvaro Morata te Atletico Madridi – Pesë arsye pro nënshkrimit dhe pesë kundër tij

Gjithashtu sulmuesi u raportua se është duke kërkuar që të rikthehet te skuadra italiane e Juventusit.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani është paraqitur në 47 raste për The Blues dhe ka realizuar 16 gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com