Carlo Ancelotti ”kërcënon” Juventusin: Titulli është i yni, është momenti ta rikthejmë në jug

26 Tetor 2018

Carlo Ancelotti nuk ka ndër mend të ndalë së çudituri. As së ëndërruari. Championsi, kampionati dhe ky Napoli që përgatitet për sfidën me Romën, tjetër hap për të kuptuar se sa i madh është. Në një forum të organizuar, trajneri i Napolit i shpëton një premtim, disa batuta dhe të tjera. “Jam i lumtur kur skuadra luan mirë. Normalisht është momenti të rikthejmë titullin kampion në jug. Do të isha shumë i lumtur”, ishte deklarata që shkundi të gjithë Napolin dhe napoletanët që ëndërrojnë prej vitesh trofeun e munguar. “Këta djem ishin të tmerruar nga forca e kundërshtarëve. Tashmë arrijmë t’i administrojmë më mirë këto situate. Por duhet të rritemi akoma dhe do të rritemi kur të fitojmë më shumë vetëbesim”, vijoi Ancelotti.

“De Laurentiis? Një person i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Është një personazh vullkanik dhe shumë gjeneroz, me të cilit punohet mirë. Por në lojën me letra unë jam më i mirë… Të them të drejtën nuk e prisja telefonatën e Napolit, sepse mendoja që bashkëpunimi i klubit me Sarrin do të vijonte. Prandaj u shtanga disi kur u kontaktova, por kuptova menjëherë se do të ishte aventura e duhur për mua, sepse e dija që këtu do të gjeja një projekt të vlefshëm dhe një skuadër me cilësi të mira dhe lojtarë. Gjithashtu edhe entuziazmin e qytetit. Me De Laurentiis nuk flitet vetëm për futboll, madje është argumenti që më pak diskuton me mua. Është gjithmonë shumë i informuar mbi gjithçka dhe është kënaqësi të kaloj një mbrëmje me atë dhe familjen e tij. Por në lojën me letra i bëj të kuptoj se është ai më i miri, por unë jam më i miri në të gjithë Italinë”, u shpreh trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.