Carragher: Arsenali ka bërë përforcime të mira

13 Gusht 2019

Arsenali ka pasur afatin kalimtar më të mirë të verës, sipas legjendës së Liverpoolit, Jamie Carragher.

Gunnersat siguruan nënshkrimet e Nicolas Pepes, Kieran Tierneyt dhe Dani Ceballos. Londinezët gjithashtu mirëpriti edhe transferimin e David Luizit, i cili u kushtoi vetëm tetë milionë euro, si dhe Gabriel Martinellin dhe William Saliban – i cili do ta është huazuar për një vit në St Etienne.

“Jo aq shumë sa ne mendojmë se do ta sfidojnë titullin. Ende mendoj se do të luftojnë për katër pozitat e para”.

“Por kur mendoni për pesimizmin pas finales së Ligës së Evropës dhe sa larg ishin kundër Chelseat, me ka 40 milionë euro të shpenzuar, kanë bërë përforcime të mira”.

“Unë nuk e di se sa kanë shpenzuar në të vërtetë, por me paratë e Iwobit, diku rreth asaj shume duket se kanë harxhuar”, tha ish-futbollisti i The Reds.

Ndryshe, Arsenali e filloi sezonin e ri të kampionatit anglez me një fitore prej 1-0 kundër Newcastle Unitedit gjersa në fundjavë do të takohet me Burnleyn. /Telegrafi/

www.telegrafi.com