Carragher bën një parashikim të hidhur për Mourinho-n

Ish lojtari i Anglisë dhe ikona e Liverpool-it Jamie Carragher e ka gjetur se çfarë po ndodh te Manchester United. Ai mendon se trajneri Jose Mourinho i ka ditët e numëruara dhe do të shkarkohet nga detyra në ndërprerjen e radhës së kampionatit për efekt të ndeshjeve të kombëtares. Kjo do të ndodhë nëse portugezi nuk do të arrijë që ta rikthejë ekipin te fitoret.

Mourinho ka pasur përplasje me një prej liderëve të ekipit, Paul Pogba-në, e sipas analistit sportiv, francezi po ndikon te futbollistët e tjerë të skuadrës që ata të mos japin më të mirën duke sjellë kështu rezultate negative.

Carragher kujton se në “Old Trafford” po përsëritet e njëjta gjë, si atëherë kur portugezi ishte në stolin e Real Madridit dhe të Chelsea-s.

“Nuk kam pikë dyshimi nga komentet e tij në konferencën për shtyp kur ai tha se disa lojtarë po përpiqen dhe disa të tjerë po përpiqen edhe më shumë se sa të tjerët.

Kjo nuk përbën shkencë dhe as diçka kontroversale për të thënë. Problemi është se kjo është hera e tretë që ndodh. Filloi te Reali, pastaj te Chelsea dhe tani ka një grup që drejtohet nga Pogba. Pra, ka një problem të madh këtu. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, atëherë Mourinho do të shkarkohet shpejt”, tha Carragher. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.