Carragher shpjegon pse Mane është më i rëndësishëm për Liverpoolin se Salah

16 Prill 2019

Jamie Carragher ka thënë se Sadio Mane është lojtar më i rëndësishëm për Liverpoolin gjatë rrugëtimit drejt titullit se Mohamed Salah.

Senegalezi dhe egjiptiani shënuan ndaj Chelseat, i pari numëron 18 gola në kampionatin elitar anglez, ndërsa i dyti 19-të.

I pyetur nga Gary Neville gjatë emisionit sportiv të hënën në Sky Sport, se cili nga të lartëpërmendurit është më i rëndësishëm, ikona e Reds zgjodhi ish-sulmuesin e Southamptonit.

Festa te goli i Sadio Manes ndaj Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ata kanë përafërsisht numër të njëjtë të golave. Jam tifoz i madh i Manes. Njerëzit flasin për Jurgen Kloppin dhe transferimin e Salah, të pabesueshmin Van Dijk, por është Mane ai që mban Liverpoolin. Ai ishte nënshkrimi i parë i madh i Kloppit, ai ishte transferimi i parë për t’u kthyer në top katërshe, në sezonin e radhës finalja e Ligës së Kampionëve dhe tani për titull. Ai ishte aty që nga fillimi”.

“Nëse Liverpooli dhe Man City fitojnë ligën, shumë merita do i shkojnë lojtarëve anësor. Kur luajtëm ndaj Man Utd në vitin 2009 nuk kishim lojtar të tillë, nëse do kishim Manen në atë ekip me siguri do e fitonim ligën”.

Lexo po ashtu: Kuptimi pas festimit të Salah ndaj Chelseat, tifozët e duan

“Mendoj se ai ndonjëherë është nën hije. Aty është Salah, Van Dijk prapa, portieri. Liverpooli është duke kërkuar titullin seriozisht për herë të parë në 30 vite. Duhet të kthehesh te John Berns që kur Liverpooli ka pasur lojtar të tillë. Mendoj se Bern është në top pesë apo gjashtë lojtarët më të mirë të klubit”, ka shtuar Carraghe. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan