Carvajal kthehet të flasë për finalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atleticos: Në Lisbonë u frikësova pak

24 Janar 2020

Dani Carvajal është kthyer të flasë për emocionet që kishte në finalen e madhe të vitit 2014 në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi luajti ndaj rivalëve lokal të Atletico Madridit.

Atletico ishte shumë afër fitores së trofeut të tyre të parë në Ligën e Kampionëve në finale kundër Real Madridit në vitin 2014.

Megjithatë, Mbretërit barazuar në shtesë me anë të Sergio Ramos për të fituar pastaj në vazhdime rezultat të thellë 4-1 dhe duke quar në dhjetë numrin e trofeve në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu: Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë

Tani pas afër gjashtë viteve, Carvajal ka rrëfyer se kishte frikë gjatë lojës, pasi mendonte se ekipit i ‘iku’ loja nga dora.

“Pashë që loja po rrëshqiste nga duart tona, ajo kohë kaloi pa e kuptuar atë dhe mendova se rivalët tanë kryeqytetas do të fitonin Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Carvajal për GQ.

Carvajal pas fitimit të trofeut

“Mendoj se është hera e vetme që kam pasur frikë ose kam pasur pak ndrojtje në fushë”.

“Jo të gjithë janë të gatshëm të durojnë presionin e fanellës së Real Madridit”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan