CAS konfirmon apelimin e Man Cityt për dënimin nga UEFA

26 Shkurt 2020

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar se ata kanë regjistruar një apel nga Manchester City, me kampionët e Ligës Premier që duan të rrëzojnë vendimin për ndalimin prej dy sezoneve në Ligën e Kampionëve.

UEFA e gjeti klubin fajtor për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiarit, duke i dorëzuar Cityt një gjobë prej 30 milionë eurosh dhe një pezullim dy-vjeçar evropian.

City reagoi shpejt për të pohuar pafajësinë e tyre dhe u zotua të provojë se UEFA ka gabuar, me një apel të bërë tashmë në CAS.

Lexo po ashtu: Drejtori ekzekutiv i Cityt thyen heshtjen: Akuzat nuk janë të vërteta, gjithçka do të zbardhet dhe do të kthehemi në LK

CAS tani ka konfirmuar se ankesa është paraqitur, duke lëshuar një deklaratë zyrtare të mërkurën.

Manchester City’s appeal against their two-year European ban has been officially registered by the Court of Arbitration for Sport, CAS announced on Wednesday.
Read more: https://t.co/3a4sSGGMNi

— Daily Trust (@daily_trust) February 26, 2020

“Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka regjistruar një ankesë të paraqitur nga klubi i futbollit Manchester City kundër Unionit të Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA)”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Ankesa është drejtuar kundër vendimit të Dhomës Hetuese të Organit të Kontrollit Financiar të UEFA-s të datës 14 shkurt 2020 në të cilin Manchester City u vlerësua se kishte kundërshtuar rregullat e licencimit të klubit dhe rregullat financiare të Fair Play-it dhe u sanksionua me përjashtim nga dy sezone të garave të UEFA-së për të cilat klubi do të kualifikohej dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”.

Lexo po ashtu: Mediat angleze: Dënimi i Manchester Cityt mund të pezullohet, në pritje të vendimit të CAS

“Në përgjithësi, procedurat e arbitrazhit të apelimit të CAS-it përfshijnë një shkëmbim të paraqitjeve me shkrim midis palëve ndërsa është thirrur një Panel i gjyqtarëve të CAS-it. Pasi Paneli është formuar zyrtarisht, ai lëshon udhëzime procedurale, duke përfshirë, ndër të tjera, në lidhje me mbajtjen e një seancë dëgjimore. Pas seancës dëgjimore, Paneli diskuton dhe më pas nxjerr vendimin”.

“Nuk është e mundur të tregohet në këtë kohë kur do të lëshohet një vendim përfundimtar në këtë çështje”, mbyllet njoftimi i CAS-it. /Telegrafi/

www.telegrafi.com