Casemiro: Pogba do të jetë i mirëpritur te Real Madridi

11 Prill 2019
Casemiro: Pogba do të jetë i mirëpritur te Real Madridi

Casemiro ka dhënë një intervistë ku ka thënë se Paul Pogba do të ishte i mirëpritur në Real Madrid.

Braziliani u pyet për thashethemet aktuale që po qarkullojnë rreth mesfushorit të Manchester United, ku u raportua se dëshiron të largohet nga Anglia drejt Spanjës.

“Ai është një lojtar i klasit botëror me nivelin e tij mund të luajë në çdo skuadër”.

“Nëse ai vjen në Madrid ai do të jetë i mirëpritur ngrohtësisht, ne e dimë se ai është një lojtar i madh”.

“Sigurisht që ai aktualisht po mendon për lojën e tij të ardhshme në Ligën  Kampionëve. Ne duhet ta respektojmë edhe Man Utd”, deklaroi braziliani.

Casemiro foli edhe për Gareth Bale dhe Marcelo, duke i marrë në mbrojtje për sezonin e tyre të keq. /Telegrafi/

www.telegrafi.com