Casillas e pranon se do të donte të kthehej te Real Madridi

08 Prill 2020

Legjenda spanjolle, Iker Casillas pranon se do të donte të kthehej te Real Madridi në një rol tjetër.

38-vjeçari aktualisht po kandidon për presidencën e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), ku do të dalë kundër kryetarit aktual, Luis Rubiales.

Por, Casillas do të dëshironte të kthehej në ish-klubin e tij në një moment në të ardhmen.

Lexo po ashtu: Iker Casillas zyrtarizon kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

“Kthimi te Real Madrid në një rol tjetër? Sigurisht që do të doja të kthehesha”, ka thënë fillimisht Casillas për mediat spanjolle.

“Është shtëpia ime, edhe pse kam qenë larg prej pesë vitesh”.

Iker Casillas me trofetë që ka fituar si lojtar i Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Unë isha aty për 25 vjet; lidhja është e dukshme”.

“Jam i bindur që një ditë do të kem përsëri një lidhje të ngushtë me Real Madridin”, përfundoi portieri legjendar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan