Casillas kërkon emocione të reja, sytë nga Serie A

20 Shkurt 2018

Portieri Iker Casillas nuk ka ndërmend që ta mbyllë me futbollin kur kontrata e tij me Porto-n të përfundojë. Ai kërkon një sfidë të re në futboll duke treguar se ndihet më ën formë se kurrë.

Dhe kampionati ku gardiani spanjoll kërkon që të transferohet nuk është aspak i lehtë. Casillas i kërkoi menaxherit të tij që të nisë nga puna dhe t’i gjejë atij një skuadër të Serie A ku të luajë.

Në 2015 ai u bë pjesë e Porto-s, pas shumë vitesh te Real Madridi dhe kontrata e tij mbaron në qershor. Për gardianin 36 vjeçar ka pasur oferta edhe nga MLS-ja në SHBA.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan