Casillas rrëfen vendimin për tu larguar nga Real: I drejtë dhe në kohën e duhur

Iker Casillas ka shprehur keqardhjen e tij për faktin që nuk u konfrontua me Jose Mourinho-n gjatë periudhës te Real Madrid.  Mourinho kaloi tre vjet në Santiago Bernabeu, gjatë viteve 2010 dhe 2013, një periudhë ku fituan titullin kampion dhe një Copa del Rey. Megjithëse e mbyllën sezonin me 100 pikë dhe shënuan 121 gola në misionin për të mposhtur Barcelonën në vitin 2012, portugezi nuk ishte aspak popullor në kryeqytetin spanjoll.

“Ai u soll për të konkurruar Barcelona-n dhe ka sjellë momente të mëdha tensioni, por çdo gjë ka një kufi megjithëse unë nuk doja të largohesha,” shprehet Casillas për Vamos. “Viti i tretë nuk ishte shumë i mirë, megjithëse fituam La Liga-n, por marrëdhënia ishte shumë e paqëndrueshme. Kjo nuk ishte diçka e mirë për të, as për klubin. Mendoj se po të ndodhte përsëri, do të kapja demin nga brirët dhe të konfrontohesha me Mourinho-n. Në atë moment, unë vendosa të qëndroja i qetë pasi mendoja se kështu do të nderoja vlerat e Real Madrid. Asnjë nuk ka preferuar të flasë me Mourinhon dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë”

Portieri nuk u preferua nga portugezi gjatë sezonit 2012-13 me Diego Lopezin që e zëvendësoi, ndërsa filluan të qarkullojnë thashethemet se Casillas ishte burimi i lajmeve të rrjedhura në media lidhur me mosmarrëveshjet mes Mourinhos dhe figurave kryesore brenda skuadrës. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.