Cavani është në modë, Tuchel paralajmëron gjigantët e Europës

30 Korrik 2018

Edinson Cavani ishte një prej protagonistëve të Kupës së Botës, ku vetëm një dëmtim në ndeshjen kundër Portugalisë arriti ta ndalte, duke i vënë fre edhe ecurisë mjaft të mirë të Uruguait në turne. 31-vjeçari është shndërruar sërish në një prej sulmuesve më të kërkuar gjatë kësaj vere, pas disa sezonesh shumë të mirë te Paris SG.

U përfol shumë se Cavani kërkohej nga Napoli ndërsa ditët e fundit emri i tij është lidhur edhe me Real Madrid. Por trajneri i ri i kampionëve francezë, Thomas Tuchel, ka frenuar entuziazmin e tifozëve të klubeve të tjerë duke thënë që për të sulmuesi do të qendrojë.

“Mendoj që Cavani do të vazhdojë me PSG, askush nuk më ka thënë gjë dhe mendoj se do të vazhdojë me ne”, tha trajneri gjerman. “Kam folur me të dhe nuk më foli aspak për ndonjë dëshirë për të lënë skuadrën”.

Cavani është pjesë e një treshe sulmi që pakkush në Europë mund të mburret se ka, me Neymar dhe Mbappe që luajnë nga krahët dhe uruguajanin në qendër. Pavarësisht problemeve që ka pasur me brazilianin, Cavani mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Vetë Tuchel, është shprehur i lumtur për nivelin që ka treguar skuadra e tij në turneun miqësor në SHBA, ku së fundmi u ndesh ma Atletico Madrid, duke fituar 3-2. Në ndeshje ra në sy mungesa e Gigi Buffon, i cili nuk ishte fare në listën e të grumbulluarve, por gjermani nuk preferoi të fliste për këtë, edhe pse një ditë më parë pati një polemikë në distancë me legjendën e portës, ku tha se nuk e kishte të garantuar vendin në formacion./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan