Cavani i pavendosur për të ardhmen, oferta nga MLS dhe Argjentina

30 Mars 2020

Edinson Cavani do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germain si futbollist i lirë.

Sulmuesit uruguaian i përfundon kontrata në fund të edicionit dhe nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me PSG-në.

E ardhmja e lojtarit mbetet ende e paqartë, por sipas të gjitha gjasave ajo do të jetë larg kampionateve evropiane.

33-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Boca Juniors, me kampionët e Argjentinës që po e kërkojnë me ngulm transferimin e tij.

Tani në rolin e zëvendës presidentit është legjenda Juan Roman Riquelme, që është një mik i Cavanit dhe në La Bombonera të gjithë po shpresojnë se uruguaiani do të ndikohet nga miku i tij për t’iu bashkuar klubit legjendar argjentinas.

Megjithatë Cavani është tunduar edhe nga një kontratë dy vjeçare që i është propozuar nga David Beckham për skuadrën e tij Inter Miami.

Beckham prej kohësh ka pasur bisedime me Cavanin dhe uruguaiani mund të transferohet në MLS. /Telegrafi/

www.telegrafi.com