Cavani ‘tërhiqet’ nga incidenti me Neymar

19 Nëntor 2018
Cavani ‘tërhiqet’ nga incidenti me Neymar

Nuk ka kaluar pa u vënë re grindja mes Neymar-it dhe Edinson Cavani-t në ndeshjen e zhvilluar të premten mes Brazilit dhe Uruguait. Neymar ka replikuar me Cavani-n, por pas ndeshjes të dy lojtarët e PSG-së kanë mohuar se mund të kenë pasur prishje të marrëdhënieve. Uruguaiani foli sërish për incidentin në “RMC Sport”.

“Sinqerisht, nuk është asgjë”, thotë Cavani. Gjërat që ndodhin në fushë, mbeten brenda terrenit të futbollit. Ne jemi miq, por në fushë është normale të kërkojmë fitoren, duhet të mbrohet fanella e përfaqësueses. Nuk kam bërë asgjë të veçantë, ndoshta nuk e kam prekur fare. Shkova ta takoj dhe i thashë se nuk e kisha prekur. Bëra të njëjtën gjë ashtu siç do të kisha bërë me çdo lojtar tjetër”.

Cavani gjithashtu komentoi edhe për kandidatin e mundshëm përsa i përket trofeut “Topi i Artë”. “Këtë vit duhet të jetë një francez ai që duhet të fitojë. Nuk është çudi që treshja ime e preferuar është ajo mes Varane, Griezmann dhe Mbappe”. /EDS/

 **************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.