”Çdo budallallëk që mund të thuash në ditët e sotme, ta kujtojnë gjithë jetën”

Jurgen Klopp ka mbrojtur plot pasionin veten pasi është kritikuar për shumën e madhe të parave që ka shpenzuar këtë verë kur më parë ishte ai që kritikonte kundërshtarët e tij në Premier League për shpeznime të shfrenuara.

Vetëm pak ditë më parë Liverpool theu rekordin e shifrës më të lartë paguar për një portier, kur kaloi te Roma 65 milionë paund për Alisson Becker, ndërsa më parë kishte blerë Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqirin. Në fillim të vitit ai gjithashtu theu rekordin për mbrojtësin më të shtrenjtë, duke paguar plot 75 milionë paund te Southampton për Virgil van Dijk, duke e çuar në 170 milionë paund shifrën e parave që kanë dalë këtë vit kalendarik nga arkat e Liverpool.

Kur Manchester United pagoi 89,3 milionë paund për Pogba, Klopp pati deklaruar: “Klubet e tjerë mund të harxhojnë më shumë para për të marrë lojtarët më të mirë. Unë dua t’i bëj gjërat ndryshe. Edhe nëse do t’i kisha ato para do t’i bëja ndryshe”.

I pyetur për komentet e tij gjatë një konference për shtyp në SHBA ku Liverpool po merr pjesë në International Champions Cup, trajneri gjerman tha: “Nuk e kam problem që më kritikojnë, as Manchester United-it nuk iu bë vonë për fjalët e mia. Është e vërtetë që kam ndryshuar mendim, por më mirë të ndryshosh mendim se sa të mos kesh fare një të tillë. Ky është problemi në ditët e sotme, çfarëdo budallallëku të thuash njerëzit nuk e harrojnë më. Por nga ana tjetër ato që kam thënë atëherë janë të vërteta. Para dy vitesh 100 milionë paund ishte një shifër e çmendur, sot gjërat kanë ndryshuar totalisht”.

Klopp mbrojti blerjet e deritanishme duke thënë se Fabinho u mor për të zëvendësuar Emra Can ndërsa Keita ishte piketuar që më herët. Por vlerësoi veçanërisht lojtarin më të lirë që ka blerë deri më tani, Xherdan Shaqirin: “Ai ka luajtur shumë mirë në disa ndeshje për Stoke. E di që skuadra e tij ra në kategorinë e dytë, por ai është vetëm 26 vjeç dhe me lojtarët e duhur përreth mund të hedhë hapin tjetër në karrierë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan