Cesar Noval: Nga ndërrimi i seksit në 18 orë tek arbitrimi i një ndeshje të Real-it

Në asnjë sektor nuk është e lehtë të gjesh punë në ditët e sotme. Por, kur ke në favor aftësinë, eksperiencën dhe bagazhin e duhur, mund të gjesh mënyrën për të dy të tilla dhe me sukses: pikërisht si doktor Cesar Noval.

OPERACIONI – Cesar Noval është një kirurg spanjoll, i cili sapo ka realizuar një operacion të komplikuar dhe revolucionar në Valencia, duke u kthyer në një personalitet ndërkombëtar në fushën e tij. Dhe për ta kompletuar këtë javë të veçantë, ai është përzgjedhur për të qenë anësori i ndeshjes që do të luhet 24 Nëntor në kampionatin spanjoll mes Eibar dhe Real Madrid, në stadiumin Municipal de Ipurua Operacioni, i përkufizuar “ripërcaktim seksual”, është bërë mbi një 29-vjeçar me emrin Rafa, siç ka bërë të ditur  “Marca”. Anësori ka shpjeguar se para këtij momenti një operacion i tillë kërkonte shumë kohë në Spanjë, një periudhë që mund të shkonte nga dy deri në dhjetë vite. Por kirurgu-arbitër e ka realizuar operacionin me sukses në më pak se një ditë, në 18 orë më saktësisht.

EKSPERTI – Në këtë mënyrë, arbitri kryesor i takimit, Martin Munuera, mund të mbështet në ndihmën e një anësori me saktësi prej… kirurgu, për ndeshjen në fjalë. Për Noval megjithatë nuk do të jetë hera e parë që gjykon një ndeshje të Real Madrid. Ka mbuluar vijën anësore të Bale në 2016-ën kundër Sociedad dhe atë të luajtur kundër Atletico Madrid sezonin e kaluar, e përfunduar pa rrjeta të prekura. Nga bisturia te flamuri, Mister Cesar ka rezultate të njëjta:  Në të dyja rastet ka bërë një figurë… të shkëlqyer dhe me përmasa botërore. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan