Çështja Mbappe/ UEFA shtyn vendimin për PSG të hënën, Reali shpreson

UEFA ka vendosur që ta shtyjë marrjen e vendimit për shpenzimet e klubit të PSG-së që çuan në Paris emra si Neymar dhe Kylian Mbappe ditën e hënë. Parisienët paguan 222 milionë euro për brazilianin dhe 180 milionë euro për francezin, duke ngjallur reagime nga klubet e tjera evropiane, të cilat akuzuan se ata nuk kanë respektuar Fair Play-n financiar dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë. Dhe pagesa prej 402 milionë eurosh për vetëm 2 futbollistë është një shifër e frikshme.

Nëse institucioni numër 1 i futbollit vendos që të marrë masa ndaj PSG-së, atëherë klubi francez duhet që të shesë futbollistë në mënyrë që të balancojë shpenzimet me përfitimit financiare. Real Madridi shpreson shumë që nga UEFa të ketë masa ndaj PSG-së, pasi në këtë mënyrë, ata do të kenë shanse të mëdha që të blejnë Mbappe-në

Që nga shitja e CR7-ës te Juvja për 100 milionë euro, “Galaktikët” nuk kanë bërë asnjë investim të madh. Mbappe pëlqehet së tepërmi, por ën fillim duhet të vendosen sanksione te PSG-ja. Reali nuk ka ndërmend që të prishë marrëdhëniet me parisienët dhe ofertën do ta bëjë vetëm nëse francezët do të detyrohen nga UEFA që ta shesin kampionin e botës. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.