Çështja shkon në gjyq, Conte do dëmshpërblim për shkarkimin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 13:43
Ja shuma marramendëse që kërkon

Chelsea do të provojë që të gjejë një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, i cili është viktima dhe kërkon drejtësinë dhe mënyrën e tij. Divorci veror mes “Bluve të Londrës” dhe trajnerit italian do të zgjidhet në gjykatë, sipas njoftimit që jep gjiganti anglez “Sky Sport News”.

Ish-trajneri i Italisë ka braktisur të gjitha takimet që i kanë kërkuar avokatët e ish-ekipit të tij për të gjetur një zgjidhje më të butë. Dy janë mënyrat: CAS dhe gjyqi i punës. Conte do të kërkojë 11.3 milion paund nga kontrata e tij plus 8.7 milion për dëmshpërblim, në total një shpërblim që mund të arrijë vlerën e 20 milion paundëve, ose 23 milion euro.

Por, Chelsea nuk do që të bëjë kaq shpenzime dhe i ka kujtuar trajnerit telashet e vjetra me Diego Costa-n, mungesat në konferencat për shtyp të organizuara nga sponsorët, vonesat në konferencat për shtyp si dhe parkimin e gabuar në qendrën sportive të Cobham. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike