Çfarë është ky mesazh i Kovacic për Realin?

Mateo Kovacic ka befasuar me mesazhin e lamtumirës ndaj Real Madridit dhe tifozëve të ekipit. Mesfushori kroat shpreh kënaqësinë që ka qenë pjesë e “galaktikave” në këto tri vite, por lë të kuptohet se ai ikën për të mos t’u kthyer më.

“Pas 3 vitesh të mbushura me tituj, unë vendosa që të largohem. Edhe pse tani jemi në rrugëtime të ndryshme, unë që të falënderoj familjen e Real Madridit dhe të gjithë tifozët për këtë etapë të jashtëzakonshme të jetës sime që kurrë nuk do ta harroj. Formca Madrid”, ishte mesazhi i Kovacic.

As Reali dhe as Chelsea nuk kanë konfirmuar se në marrëveshje ekziston opsioni i blerjes së lojtarit nga blutë e Londrës.

Kovacic është pronë e Realit dhe duhet të kthehet në klub në 30 korrikun e ardhshëm. Ndërkohë që lojtari duket se ka ide të tjera në kokë.

Mesfushori kroat e kërkoi me ngulm largimin. Ai madje vendosi të mos dilte në stërvitje me ekipin sepse priste ti jepnin lejen të ikte. Presioni erdhi sepse në “Santiago Bernabeu” nuk gjeti hapësirat e për të luajtur. Tani te Chelsea, ai do të ketë mundësinë që të luajë si titullar. /EDS/

After three years filled with trophies I have decided to move on. Eventhough are paths now separate I want to say big thank you to @realmadrid family and all the fans for an amazing part of my life I will never forget. #HalaMadrid pic.twitter.com/vka7UUfsig

— Mateo Kovačić (@Mateo_Kova23) August 10, 2018

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan