Çfarë nënkuptojmë me termin: parashikime

06 Dhjetor 2018
Çfarë nënkuptojmë me termin: parashikime

Futbolli është një lojë komplekse dhe si e tillë, për t’u luajtur në baste duhet përqendrim dhe të jesh pak a shumë njohës i mirë i skuadrave që do të vendosësh të luash. Por, jo të gjithë e kanë idenë se si e kanë ecurinë ekipet dhe natyrshëm ata kërkojnë një ndihmë.

Faqet me parashikime të rezultateve të ndeshjeve të futbollit janë vendet më ekzakte dhe më të kërkuarat në internet, ku vendi më i përshtatshëm në kohët e sotme janë rrjetet sociale, aty ku shumë persona drejtohen për të marrë atë që pak a shumë kërkojnë.

Parashikime ndeshjesh mund të bëjnë të gjithë, nuk është ‘monopol’ i një grupi njerëzish, sepse nuk po flasim këtu për orakuj apo lexues fati, por për individë të veçantë që kanë njohuri të theksuar mbi ekipet e futbollit. Pak a shumë bëhet ndjekja e ecurisë së skuadrave dhe personi që bën parashikime del në fund me një konkluzion të qartë se si mund të jetë rezultati final i takimit të njërës skuadër.

Zakonisht pjesa më e thjeshtë për të bërë parashikime është rezultati final i një takimi futboll. Por, ajo që është më e vështirë është rezultati i saktë, sa gola të shënojë njëra apo tjetra skuadër. Megjithatë, ata që janë njohës të mirë të kampionateve apo skuadrave të ndryshme, duke i ‘gjurmuar’ arrijnë të bëjnë dhe parashikime të këtij lloji, duke vendosur në fund dhe ndonjëherë sasinë e golave të saktë që shënohen në një sfidë futbolli.

Ndeshjet më ‘frytdhënëse’ janë ato që dalin me pjesë, 1/2 apo 2/1, ku personat që arrijnë të bëjnë të tilla parashikime cilësohen edhe si më të aftët në këtë drejtim apo temë që po flasim. Koeficientet në ndeshje të tilla janë shumë të larta dhe ata që luajnë mund të arrijnë në fund të ditës që me skedinën e tyre të fitojnë shumë para.