Çfarë po ndodh, kjo nuk pritej nga Andre Silva!

Andre Silva po zhgënjen deri më tani. Portugezi i Milanit pati një tjetër shans në ndeshjen me Ludogorets të enjten dhe nuk tregoi gjë nga repertori i tij. Gennaro Gattuso po mundohet t’u marrë maksimumin lojtarëve të tij dhe të njëjtën gjë po tenton edhe me sulmuesin e Porto-s. për të cilin kuqezinjtë kanë paguar rreth 40 milionë euro. “Gazzetta dello Sport” shkruan se situata e sulmuesit është jo e mirë, madje edhe menaxheri i tij Jorge Mendes ka nisur të zhgënjehet.

Pikëpyetje të mëdha rreth qëndrimit të tij në ndeshjen kundër bullgarëve, pasi në momentin e golit të Borinit ai nuk festoi me shokët e skuadrës. Më përfundimin e ndeshjes ai shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, një tjetër shenjë jo e mirë, që ka bërë që edhe Mendes të ikë i “vrenjtur” nga stadiumi. Diçka nuk shkon, pavarësisht prej përpjekjeve të vazhdueshme të Gattuso-s.

Goli i fundit i shënuar nga Andre Silva daton më 23 nëntor. Kuqezinjtë nuk duan ta humbasin si lojtar, ndaj do të ketë mundësi të tjera plot. Kampionati është i gjatë, ndërkohë që luhet edhe në Europa League e Coppa Italia, ku janë në gjysmëfinale dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Lazio-s. Portugezi duhet ta ketë të qartë dhe duhet të ndryshojë regjistrin, pasi në hierarkinë e Gattuso-s renditet i fundit. Kjo situatë nuk i pëlqen aspak trajnerit italian, që e konsideron sulmuesin si një nga më të mirët e ekipit për cilësitë teknike dhe pret shumë prej tij. Se çfarë po ndodh mbetet për t’u mësuar, por Andre Silva duhet të nisë të mendojë seriozisht për të dhënë atë çka të gjithë presin, qoftë edhe për t’i krijuar Milanit mundësinë që ta shesë në verë me një çmim të kënaqshëm dhe të mos humbasë shumë në aspektin financiar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan