Çfarë po ndodh me Dembele?

Çfarë po ndodh me Ousmane Dembele? Talenti francez pas transferimit për 105 milionë euro te Barcelona, nuk ka arritur të gjejë rehati. Fillimisht mbeti i dëmtuar ndërsa më pas trajneri Valverde e ka lënë në stol në dy ndeshjet e fundit, ndaj Eibar në kampionat dhe Chelsea-s në Champions. Tekniku i katalanasve bëri vetëm dy ndërrime në përballjen e djeshme ndaj londinezëve, aktivizoi Andre Gomes në vend të Iniesta-s dhe Aleix Vidal në vend për Paulinho-s.

Në prononcimin e dhënë për median pas ndeshjes, Valverde iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me aktivizimin e Aleix në vend që t’i jepte shansin për të luajtur 20-vjeçarit francez.

“Kjo nuk ishte një ndeshje për të bërë eksperimente apo testim. Ishte një ndeshje që kërkonte siguri, për këtë u’a besova lojtarëve që njoh”.

Që pasi u kthye nga dëmtimi i tij i dytë, Dembele nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit dhe duket që do ta ketë tepër të vështirë në garën brenda ekipit. Ai ka luajtur vetëm 27 minuta kundër Alaves me fanellën blaugrane dhe asnjë minutpër të luajtur ndaj Eibar dhe Chelsea. Sulmuesi ka zhvilluar në total tre ndeshje me Barçën para se të dëmtohej kur nënshkroi në “Camp Nou”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan