Çfarë po ndodh? Real Madrid zhduk Modric

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 22:37

Ku ndodhet Modric? Pyetje që ka bërë të çmendet tifozerinë interise dhe të rrisë ankthin në kampin merengues. Pikërisht në këto orë që tifozët zikaltër po presin me padurim lajme të reja nga Madridi, Real ka përditësuar foton në rrjetet sociale, ku shfaqen pesë futbollistë të jashtëzakonshëm që pozojnë me fanellën e bardhë.

Mes tyre mungon pikërisht ai, objekti i dëshirave të interistëve. Kroati, futbollisti më i mirë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rusi, nuk është. Në vend të tij shfaqen, Benzema, Sergio Ramos,Marcelo e Kroos.

Natyrisht ky detaj nuk ka shpëtuar pa u konstatuar nga tifozët aq të kujdesshëm të Inter-it, që kanë pushtuar  virtualisht faqen e Real-it me hashtagun #FreeModric. Pas Zidane, Cristiano Ronaldo e Kovacic, Madrid mund të privohet edhe nga një tjetër yll. Një revolucion i (deri tani vetëm në rrjetet sociale) vërtetë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike