Champions / Alarm i kuq te Bayern Munchen për gjykimin e gjysmëfinales

Gjyqtari holandez Björn Kuipers është zgjedhur për të marrë përgjegjësinë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madridit që do të luhet të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena”. 45-vjeçari nga Holanda ka gjykuar për herë të fundit një ndeshje të Real Madridit në fazën në grupe të Champions League këtë sezon, kur ekipi i Zinedine Zidane fitoi 3-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Westfalenstadion”. Por, në përballjen mes Real Madrid dhe Bayern Munich, janë gjermanët që nuk kanë kujtime të mira nga gjykimi, që do të thotë se ata i frikësohen arbitrimit jo të drejtë.

Ambienti te Bayern Munich vijon që të nxehet për temën e gjyqtarit të ndeshjes gjysmëfinale të Champions League. Këtë herë Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë hedhur “benzinë në zjarr” duke kujtuar polemikat e gjykimit që u prodhuan pas ndeshjes çerekfinale mes këtyre dy skuadrave një vit më parë ku bavarezët u eliminuan nga madrilenët.

Kimmich siguron se skuadra e tij ka kapacitetin për të eliminuar Real Madrid-in dhe të shkojnë në finale, por ka kujtuar atë që ka ndodhur vitin e shkuar ku ata u frustruan nga vendimet e këtij gjyqtari. “Jemi të vendosur që të shkojmë në finale. Vitin e shkuar patëm fat të keq për shkak të gjykimit”.

Müller, gjithashtu, me kujtimin e sezonit të shkuar, ka folur se gjyqtari mund të favorizojë sërish kundërshtarin. “Kundër Real Madridit nuk do të na dhurojë askush asgjë”.

Megjithatë, sulmuesi gjerman thotë se këto skuadra do të përballen në një moment të mirë, pasi ekipi i tij ka një formë mjaft të mirë që mund të fitojë dhe të hakmerret për atë që ndodhi një vit më parë. “Shkojmë me moralin lartë. Ndeshja ka ardhur në momentin ideal. Jemi në një moment të mirë. Të duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qetë dhe të luajmë në nivel të lartë për të fituar”.

E fundit, trajneri i Bayern-it, Jupp Heynckes, njeh fuqinë e “Los Blancos” në Champions League, por konfirmon se ata nuk kanë disnivel në fushë. “E dimë sa i mirë është Real Madrid-i, por ne nuk jemi më të keq se ata”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan