Champions/ Ancelotti me risi te Napoli, sakrifikohet Hysaj

Carlo Ancelotti nuk mund të lejojë një rezultat tjetër përveç fitores në takimin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve kundër Liverpool-it. Të kuqtë vijnë në “San Paolo”, ku do të tentojnë të marrin fitoren e dytë në dy takime. Por të lehtë nuk do ta kenë.

Sipas “Corrieredellosport”, tekniku italian në stërvitjen e djeshme ka lënë të kuptohet se do të ndryshojë modul. Ai do të luajë me 3 mbrojtës, me qëllim që skuadra të përmirësohet edhe më në fazën e matjes së topit. Nga kjo, do të lihet në stol, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, i cili do t’ia lejë vendin Nikola Maksimovic-it.

Prapavija kalon lehtësisht nga 3 në 4 lojtarë, me ish lojtarin Torino-s që luan si mbrojtës i djathtë, por mund të përshtatet mjaft mirë në një mbrojtje me 3 futbollistë, me Albiol e Koulibaly, duke i lënë më shumë hapësirë daljeve të Mario Rui-së.

Hysaj mori kritika për hapësirat e lëna në sfidën kundër Juventusit, ndërkohë që trajneri mund ta lërë atë pushim, për t’i dhënë mundësi që të rikuperojë energjitë, duke qenë një nga lojtarët më të aktivizuar deri më tani te Napoli.

“Të kaltrit” pas barazimit me Yllin e kuq të Beogradit nuk mund të gabojnë, ndërkohë që në grup kanë edhe PSG-në. Pra një duel mjaft i fortë ky për të siguruar kualifikimin për në fazën pasardhëse. /EDS/

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-4-2): Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Zielinski; Milik, Insigne. Trajner: C. Ancelotti.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Milner, Wijnaldum, Keita; Salah, Firmino, Mané. Trajner: J. Klopp.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan