“Champions-at te Barcelona i fitoi Mesi, jo Guardiola”, ish-trajneri i Bajernit nuk kursen kritikat as për Klopin: Luan vetëm me…

13 Tetor 2020

Barcelona fitoi 2 Champions League nën drejtimin e Pep Guardiolës, por ish-trajneri i Bajernit të Mynihut Feliks Magat thotë se meritën për fitoren e tyre e kishte Leo Mesi dhe jo trajneri katalanas. Në vitin 2008-2009 ata bënë tripletë duke triumfuar në La Liga, Kupën e Mbretit dhe në Champions.

Barcelona arriti ta “pushtonte” Europën dy vite më vonë duke thyer Mançester Junajtidin në finale, duke shënuar një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së klubit. Guardiola u largua nga Barcelona me 14 trofe, por kurrë nuk arriti që të fitonte më në Europë. Ai u trasnferua në Bundesligë dhe fitoi kampionatin me Bajernin, por në Champions u eliminua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Realit, Barcelonës dhe Atletikos. E njëjta gjë ndodhi edhe me Sitin, duke fituar 2 tituj, një Kupë Anglie dhe 3 Kupa Lige, por në Europë ka dështuar gjithmonë në çerekfinale.

Magat thotë se qarkullimi i topit nuk vlen për të gjitha skuadrat, por vetëm kur ke Leo Mesin, i cili mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment. “Mesi i fitoi ata tituj me Barcelonën dhe jo Guardiola. Pa Mesin, ky sistem nuk ka funksionuar kurrë. Në të kundërt, ai do të fitonte trofe me Bajernin dhe me Sitin. Tiki-Taka funksionon vetëm nëse ke lojtarë që janë teknikisht më superiorë sesa kundërshtari.

Për spektatorët, qarkullimi i topit është i mërzitshëm. Në mendimin tim, Guardiola ka humbur shumë ndeshje për shkak të vendimeve që ka marrë dhe fiksimeve të tij”, tha Magat. Ai thumboi edhe Jyrgen Klopin duke thënë se transferoi lojtarë të rëndësishëm për të fituar dhe në lojë bën vetëm kundërsulme. “Jyrgen Klop pati sukses sepse afroi lojtarë si Alison dhe Van Dajk, të cilët bëjnë diferencën. Në të kundërt, sistemi i lojës së tij nuk do të ishte i suksesshëm. Në të shkuarën, mënyra e lojës së tij konsiderohej kundërsulm”, përfundoi ai.

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan