Champions League 2005, Benitez zbulon një episod të pabesueshëm!

Kanë kaluar plot 13 vjet nga ajo ndeshje historike kur ëndrra Champions e Milanit u sfumua vetëm brenda 6 minutash: në Stamboll, kuqezinjtë kanë përjetuar një makth të vërtetë asokohe. Pasi e mbyllën në avantazh 3-0 pjesën e parë, milanistët nuk u besonin syve kur Liverpool përmbysi gjithçka dhe arriti ta çonte ndeshjen te penalltitë, me klubin anglez që në fund triumfoi.

Sot, kur mungojnë vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, ish-trajneri i të kuqve asokohe, Rafa Benitez, ka folur për një histori që lidhet me festën e organizuar pas fitores në vitin 2005 e që është përmendur lart e poshtë si një anekdotë. Në fakt, spanjollit të Liverpool i është ndaluar hyrja në festën e klubit pas fitores së Champions League. Arsyeja? Roja e sigurisë së lokalit ku zhvillohej festa nuk e kishte njohur. Gjatë një interviste të dhënë për tabloidin “Daily Mail”, ish-trajneri i Inter dhe Napolit ka deklaruar: “Një roje më tha se nuk mund të hyja duke qenë se ishte një festë private. Në atë moment, një miku im afrohet dhe i thotë: ‘Plako, nuk e di kush është ky? Është Zoti’”. Benitez e ka shijuar në maksimum adhurimin e tifozëve të Liverpool, pasi jeton edhe sot e kësaj dite në këtë qytet së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Dhe ky është mesazhi për trajnerin e të kuqve, Jurgen Klopp në prag të finales së të shtunës në Champions League ndaj një tjetër ish-klubi të tij, Real Madrid: fito dhe jeta jote do të ndryshojë përgjithmonë./EDS/

 

***************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan