Champions League, katër skuadrat me të cilat mund të përballet kampionia e Shqipërisë

14 Qershor 2021

Teuta lutej për fat në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ku preferenca ishte pse jo, një përballje me Buduçnostin e Malit të Zi, por ndarja që i ka bërë grupeve UEFA një ditë para hedhjes së shortit (nesër ora 12:00), ka zhgënjyer disi durrsakët.

Kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, moldavët e Sherif Tiraspol, gjeorgjianët e Dinamo Tbilis dhe kazakistanasit e Kairat janë rivalët e mundshëm në shortin që do të hidhet të martën nga UEFA për turin e parë.

Tashmë në letër ekipi më i kalueshëm i “djemve të detit” mund të jetë Dinamo Tbilisi, ndaj të të cilëve Tirana fitoi në edicionin e vjetshëm. Ludogorets është më i forti, teksa ka marrë pjesë edhe në grupe të Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan