Champions nuk është një tabu, ja si Heynckes transformoi Bayernin

Kthehemi në shtator, Champions League ishte vetëm një ëndërr për Bayern Munich. Kylian Mbappe dhe Neymar u transferuan në Paris, klubi shkarkoi Carlo Ancelotti-n dhe atmosfera nuk ishte pozitive në dhomat e zhveshjes.

Ditët në të cilat Bayern dukej mes tre apo katër skuadrave favorite për të fituar Kupën e Europës jepnin shijen sikur kishin mbaruar. Jo për herë të parë, megjithatë, një fjalë e urtë është plotësisht e vërtetë thotë: nuk mund të shkruash kurrë për Gjermanët. Ose në fund të fundit, kurrë mos shkruaj se gjermanët janë kampionë.

Kur Bayern-i të ballafaqohet me Besiktas-in në ndeshjen e parë të 1/8-ave sot në mbrëmje, ata do të jenë si një ekip i ringjallur. Nën drejtimin e Jupp Heynckes, i cili u rikthye në drejtim për të zëvendësuar Ancelotti-n dhe për të shpëtuar Bayern-in në tetor, bavarezët u rikthyen në vendin e më të mirëve.

Heynckes ka fituar 22 nga 23 ndeshjet në të gjitha kompeticionet. Borussia ishte pesë pikë pas tyre kur ai mbërriti në ekip dhe tashmë ata janë 19 pikë më lartë se verdhezinjtë dhe në vendin e parë në Bundesliga 1.

Në dhjetor, ata bënë hakmarrje kundër PSG me rezultatin 3-1 në “Allianz Arena”. Nga ky avantazh i pikëve, të fitojnë Champions League është një qëllim i realizueshëm. “Ky është thjesht një ekip i mrekullueshëm”, tha Thomas Muller pas fitores së Bayern-it kundër Wolfsburg-ut të shtunën.

Ishte Heynckes i cili e bëri të mundur, duke transformuar fatin e lojtarëve individual në shpirtin e skuadrës. Muller është një nga përfituesit. Pas një sezoni të pakëndshëm nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t, sulmuesi është kthyer ndër më të mirët, dhe kombinon në mënyrë brilante me James Rodriguez, një situatë që shumë e konsideruan të pamundur në fillim të sezonit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan