Chelsea angazhon Rudigerin për ta bindur Wernerin të transferohet në Stamford Bridge

29 Maj 2020

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger është duke punuar për një transferim në Stamford Bridge të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Werner po zhvillon një sezon të madh me klubin gjerman, duke bërë shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

Liverpooli është favorit për të transferuar sulmuesin gjerman, por Chelsea po bën një lojë për ta tunduar Wernerin të transferohet në Londër – pasi ka angazhuar mbrojtësin Rudiger.

Lexo po ashtu: Liverpooli planifikon t’i shesë tre lojtarë për të blerë Wernerin, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri

Sipas gazetës gjermane BILD, dyshja janë miq të ngushtë dhe mbrojtësi i Bluve po i thotë Wernerit të bashkohet me të në Stamford Bridge.

Ata gjithashtu raportojnë se Frank Lampard ka pasur një interesim të mprehtë për Werner në muajt e fundit.

Trajneri angleze dëshiron ta bëjë atë një figurë qendrore në sulmin e tij dhe dihet se dëshiron të përmirësojë opsionet e tij sulmuese në afatet e ardhshme kalimtare.

Werner ka shkëlqyer me Leipzig këtë sezon, duke shënuar 31 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Bundesligës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com