Chelsea ”bën tifo” që Conte të përfundojë te Reali

25 Tetor 2018

Chelsea është ndoshta po aq i interesuar sa Real Madrid që Antonio Conte të marrë drejtimin e klubit spanjoll sa më shpejt të jetë e mundur. Londinezët do të përfitonin nga ky transferim i papritur plot 11 milionë euro.

49-vjeçari shihet si njeriu më i mundshëm për të zëvendësuar Julen Lopeteguin, i cili e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin me madrilenët. Skuadra e tij renditet në vend të shtatë në kampionat me vetëm katër fitore në 9 ndeshje dhe zgjidhja më e shpejtë e këtij problemi është vetëm Conte.

Por sipas raportimeve në Spanjë, Chelsea do të duhej të paguhej plot 11 milion euro nëse Conte rikthehet në detyrë tani, praktikisht duhet të kthejë mbrapsht të gjithë shumën me të cilën është kompensuar për shkarkimin e parakohshëm nga detyra këtë verë.

E sikur të mos mjaftonte ky hendek, Real Madrid duhet të nxitojë që të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me italianin, pasi rrezikon të humbasë konkurrencën me Manchester United për shërbimet e tij. Edhe në “Old Trafford” Jose Mourinho po has probleme këtë fillim sezoni, me skuadrën e tij që renditet në vend të dhjetë në Premier League.

Për ironi të fatit, të Real dhe United kanë fituar secila nga katër ndeshje, kanë nga dy barazime dhe tri humbje në nëntë takimet e para në kampionat. Mbi të dy qëndron gjithashtu hija e Contes me klubet respektive që pritet të vendosin shumë shpejt për fatin e tyre./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan