Chelsea bënë hapin e radhës, ofertë zyrtare për transferimin e Declan Rice

28 Qershor 2020

Chelsea po tregohet njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Pasi ka siguruar kohë më parë marokenin Hakim Ziyech nga Ajax, londinezët kanë marrë edhe super sulmuesin gjerman Timo Werner.

Megjithatë emri i radhës që pritet të zbarkojë në Stamford Bridges është ai i mesfushorit anglez Declan Rice.

21-vjeçari që kishte qenë më parë pjesë e akademisë së klubit, ka shkëlqyer në vitet e fundit me West Hamin duke u bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Anglisë.

Declan Rice . (Photo by Kirsty Wigglesworth/Pool via Getty Images)

Trajneri Frank Lampard e pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe ka kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Chelsea gjatë ditës së sotme ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të West Hamit për Rice.

The Blues kanë ofruar 47 milionë euro, ofertë që po shqyrtohet nga ‘Çekanët’, por nuk përjashtohet mundësia që Chelsea të ofrojë edhe ndonjë futbollistë.

Rice vlerësohet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Ligën Premier, derisa ai këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje ku ka edhe dy asistime.

Dëshira e lojtarit është të rikthehet në Stamford Bridges, pasi ai është shumë i lidhur me mesfushorin e Chelseat, Mason Mount. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com