Chelsea dhe Reali nuk kanë marrëveshje për çmimin e Hazardit

14 Maj 2019

Raportimet se Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për çmimin e Eden Hazard, janë përgënjeshtruar nga mediat belge.

HLN bën të ditur se dy klubet janë larg arritjes së marrëveshjes për transferimin e kapitenit të Belgjikës.

Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Reali dëshiron ta transferojë lojtarin për më pak se 100 milionë euro, duke marrë parasysh se Hazard do të hyjë në vitin final të kontratës së tij aktuale.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

Megjithatë, Chelsea nuk lëshon pe nën 130 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit 28 vjeçar.

Në një prononcim pas ndeshjes ndaj Leicester Cityt, Hazard kishte thënë se akoma është në pritje dhe se asgjë nuk ka ndodhur akoma lidhur me të ardhmen e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan