Chelsea ”dorëzon” Hazard, por kërkon një madrilen në këmbim

Roman Abramovich është i gatshëm të shesë Eden Hazard te Real Madrid, duke plotësuar kështu jo vetëm një dëshirë të Florentino Perez, por duke i dhënë presidentit madrilen edhe një fitore të vogël kundrejt Barcelonës, gjithashtu e interesuar për belgun.

Por gjërat nuk janë kaq të thjeshtë, sepse pronari i Chelseat kërkon të shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi që i ka mbërritur në derë. Perez flitet se është i fiksuar pas Hazard, e madje i ka rezervuar fanellën me numër 7 tashmë që ka ikur Cristiano Ronaldo. Por për ta marrë në “Bernabeu” duhet të dorëzojë në “Stamford Bridge” Marco Asension.

Pasi ka shkarkuar Conten dhe në pak ditë do zyrtarizojë trajnerin e ri Sarri, Abramovich kërkon të ringrejë skuadrën në nivelet që ka qenë dikur. Dhe duke llogaritur që Hazard preferon largimin, për të mos munguar në Champions League, ka bërë kërkesën e guximshme.

Asensio është një talent në rritje në Madrid, dhe mbetet për t’u parë sa do të jetë dakord Perez, por edhe Lopetegui që ta largojë. Por tundimi për Hazard është i madh dhe siç ka bërë në rastin e Moratas, presidenti madrilen me shumë gjasa nuk do të ngurrojë të bëjë gjithçka për të realizuar objektivin e tij numër 1.

Sigurisht që përveç spanjollit Reali duhet të bëjë edhe një ofertë të mirë ekonomike, por për momentin kjo marrëveshje duket më e mundshmja në krahasim me dy hipotezat e tjera si ajo e Neymar dhe Mbappe. Me largimin e Ronaldos, Perezit i duhet një “Galaktik” dhe duhet të veprojë shpejt./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan