Chelsea gjen zëvendësuesin e Hazard, vjen nga Manchester United

Chelsea ka shfaqur interes për të nënshkruar me sulmuesin francez të Manchester United, Anthony Martial. Sipas raporteve më të fundit blutë e Londrës po punojnë për një marrëveshje për të sjellë Martial nga “Djajtë e Kuq” si zëvendësues për Eden Hazard, i cili ka kërkuar të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë për Real Madridin. Duke refuzuar ofertën për një kontratë të përmirësuar në “Old Trafford”, Martial kërkohet gjithashtu nga kampionët gjermanë të Bayern Munchen. As Chelsea dhe as Bayern nuk janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për sulmuesin francez, i cili ka të mbetur vetëm një vit në kontratën e tij të “Old Trafford” dhe muajin e kaluar e lejoi përfaqësuesin e tij të deklaronte publikisht se ka ardhur koha për të lëvizur diku tjetër. Ndërsa United mban një opsion të njëanshëm për të zgjatur kontratën e 22-vjeçarit për një sezon shtesë.

Në sezonin e kaluar Martial grumbulloi 30 ndeshje në Premier League, por vetëm 18 si titullar ndërsa shënoi 8 gola dhe kontribuoi me 5 asiste. E ardhmja e tij duket larg United dhe destinacioni ideal mund të jetë Chelsea, me trajnerin Sarri që kërkon një sulmues të uritur. Trajneri Jose Mourinho është i hapur për shitjen e Martial dhe rekrutimin e një anësori të specializuar. Në kohët e fundit Mourinho ka shfaqur interes për sulmuesin e Interit, Ivan Perisic, pasi e shikon si zëvendësuesin ideal të francezit, por problemi qëndron te Interi. Drejtuesit zikaltër nuk duan të shesin një nga lojtarët më të mirë, pasi e shohin si pjesë thelbësore në projektin e trajnerit Luciano Spalletti.  /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan