Chelsea i ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Atletico Madridi për Willianin

17 Qershor 2019

Chelsea i ka pranuar dy oferta në vlerë nga 40 milionë euro prej klubeve Atletico Madrid dhe Barcelona për Willian, por që janë refuzuar.

Anësori ka edhe 12 muaj kontratë me klubin dhe verën e ardhshme do të jetë i lirë.

Sipas Sky Sports News, klubi nga Stamford Bridge shpreson që të arrijë marrëveshje me lojtarin edhe për dy vite.

Eden Hazard e Willian . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Willian kishte zhvilluar një sezon me shumë ndeshje nën drejtimin e Maurizio Sarrit, duke luajtur në 55 ndeshje.  Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 14 asistime.

Blaugranave sezonin e shkuar i është refuzuar një ofertë në vlerë 63 milionë euro për lojtarin.

Willian . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Klubi ka marr dy oferta nga 40 milionë euro për lojtarin dhe pagë 10 milionë euro për të, por janë refuzuar.

Mësohet se kanë qenë Barcelona dhe Atletico Madridi ato që e duan lojtarin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan