Chelsea interesohet për Jose Gayan

10 Shtator 2019

Chelsea po tenton t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të janarit, mirëpo që së parë duhet ta largojnë suspendimin e FIFA-së.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e suspendoi skuadrën londineze për dy afate kalimtare shkaku i transferimit të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Por, sipas Daily Sport, The Blues po tentojnë ta transferojë mbrojtësin e Valencias, Jose Gaya nëse arrijnë ta largojnë dënimin.

Lexo po ashtu: Pesë lojtarët që mund të kalojnë te Chelsea në janar nëse largohet ndalesa e transferimeve

Lojtari 24-vjeçar shihet si një zëvendësues ideal i bashkëkombësit të tij, Marcos Alonso, që nuk është në planet e Frank Lampardit.

Chelsea e ka komoditetin që t’i bëjë disa transferime shkaku që në afatin e verës i shiti dhe i huazoi disa lojtarë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com