Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, dëshiron ta paguajë para se të hapet afati kalimtar

26 Mars 2020

Chelsea është i përgatitur të paguajë 23 milion euro për të nënshkruar yllin e Hellas Verona, shqiptarin Marash Kumbulla.

Kumbulla është një yll në rritje në Serie A dhe është një nga objektivat kryesor të Interit të Antonio Contes.

Sidoqoftë, sipas mediumit italian “L’Arena”, Chelsea është gati të mposhtë ish-trajnerin e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e ri.

Kumbulla gjatë një dueli me Ronaldon

Kumbulla do të ishte nënshkrimi i dytë, pas yllit të Ajax, Hakim Ziyech, që u ble nga Frenk Lampard.

Chelsea është i gatshëm të paguajë tarifën e transferimit para afatit kalimtar edhe pse Interi ka zhvilluar bisedime me lojtarin dhe Hellas Veronan.

Kumbulla fuke festuar golin e parë me Veronën

Blutë janë të vendosur të mbështesin trajnerin e tyre në aftin kalimtar të ardhshme të verës, duke i sjell disa lojtarë.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com