Chelsea kërkon qëndrimin e Sarrit

12 Qershor 2019

Menaxhmenti i Chelseat po bën përpjekje që ta bind Maurizio Sarrin që të qëndrojë në krye të shtabit teknik të ekipit.

Juventusi dëshiron ta angazhojë trajnerin italian pas largimit të Max Allegrit, por që për momentin nuk po ia del dot.

Por, The Sun shkruan sot se The Blues duan që 60-vjeçari të mbetet te klubi londinez pasi fitoi Ligën e Evropës dhe përfundoi në vendin e tretë në kampionatin elitar anglez.

Maurizio Sarri (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Metodat e punës së italianit kanë bindur hierarkinë e ekipit se opsioni më i mirë është që Sarri të qëndrojë në vend që të humbasë një tjetër menaxher.

Disa prej stafit stërvitor të Sarrit po këmbëngulin që të transferohen te Juve, i cili është favorit kryesor për titullin e kampionit në Serie A.

Ndryshe, Chelsea nëse e largon trajnerin aktual atëherë duhet të paguajë kompensim prej pesë milionë funtesh për dy vitet e mbetura të kontratës së tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com