Chelsea kërkon zbritje prej 20 milionë eurosh në çmimin e Havertz

09 Korrik 2020

Chelsea thuhet se do të kërkojë një zbritje prej 20 milionë eurosh në çmimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Sipas mediumit ESPN, mesfushori me tipare sulmuese do të detyrohet të largohet nga skuadra e tij e tanishme nëse dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ekipi i tij gjerman mbeten në vendin e pestë në tabelë në Bundesliga.

Sensacioni i kampionatit gjerman thuhet se ka zgjedhur destinacionin e tij të preferuar dhe ai është klubi anglez, Chelsea.

Lexo po ashtu: Gjashtë lojtarët që pritet t’i largojë Chelsea për të financuar blerjen e Kai Havertz

Megjithatë, pasi zgjodhi Chelsean, drejtoresha e Bluve Marina Granovskaia nuk është gati të përputhet me çmimin e kërkuar prej 90 milionë funtesh.

Fakti që Havertz e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër, klubi anglez shpreson ta transferojë atë për 70 milionë funte.

Real Madridi nuk ka treguar gatishmëri për të bërë një ofertë zyrtare, dhe se Bayern Munich tashmë ka hequr dorë nga transferimi i tij. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com