Chelsea me mungesa ndaj Barçës

Antonio Conte po stërvitet intensivisht për përballjen e madhe ndaj Barcelonës që do të luajë në Ligën e Kampionëve. Trajneri i bluve londinezë nuk do të ketë në dispozicion Bakayoko dhe David Luiz për këtë takim, ndërsa pritet që Marcos Alonso të rikthehet nga dëmtimi. Ndërkohë që Barça ka besim te grupi i saj, pasi po bën një sezon mjaft të mbarë në La Liga deri më tani.

Në ndeshjen e së shtunës fituan bindshëm 2-0 ndaj Eibar duke përforcuar kreun në renditje. Londinezët gjithashtu shënuan fitore javën e kaluar në takimin e zhvilluar ndaj West Brom, të cilin e mposhtën me rezultatin 3-0. Përveç kësaj ato fituan edhe në FA Cup ndaj Hull City-t 4-0. Megjithatë, rivali në Champions do t’ja vështirësojë paksa punën, por ama asgjë nuk është e pamundur për kampionët anglezë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan