Chelsea me ofertë të lartë për Cagliarin dhe Barellan  

11 Janar 2019

Chelsea thuhet se i ka ofruar mesfushorit të Cagliarit, Nicolo Barella, një kontratë të madhe pesëvjeçare për të kaluar në Londër këtë muaj.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se klubi londinez ka zgjedhur argjentinasin e Zenitit, Leandro Paredes para Barellas.

Megjithatë, mesfushori i talentuar italian përsëri qëndron në krye të listës së dëshirave të Chelseat.

Lexo po ashtu: Chelsea preferon Paredesin para Barellas

Mediat italiane raportojnë se Chelsea i ka ofruar mesfushorit të Cagliarit një kontratë të madhe.

Nicolo Barella (Getty Images)

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë prej pesë milionë euro më sezon i është paraqitur reprezentuesit italian.

Chelsea gjithashtu i ka ofruar Cagliarit një shumë të madhe prej 55 milionë eurosh për të transferuar Barellan.

Lexo po ashtu: Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon

Barella është një kërkesë e veçantë e trajnerit të Bluve, Maurizio Sarri, ndërsa ndihmësi i tij Gianfranco Zola i ka folur rregullisht në telefon lojtarit për jetën në Cobham.

Megjithatë, lojtari nuk është ende i bindur për largimin jashtë vendit në këtë fazë të karrierës së tij, ku në Serie A kërkohet nga Interi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com