Chelsea me shumë probleme: Përshpejtoi rinovimet, lojtarët refuzojnë të luajnë dhe marrëveshjet e dështuara

22 Maj 2020

N’Golo Kante u raportua se u rikthye në stërvitjet e Chelseat në ditën e parë, por nuk është rikthyer më, pasi edhe klubi, por edhe trajneri Frank Lampard e kanë liruar.

Fituesi i Kupës së Botës është i shqetësuar në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe nuk dëshiron të rrezikojë të infektimin.

Kante është një nga lojtarët më të respektuar në Angli, brenda dhe jashtë fushës, dhe mungesa e tij nuk ka kaluar pa u vënë re te Chelsea.

Ai nuk është vetëm. Danny Rose dhe Troy Deeney kanë qenë po ashtu të zëshëm dhe kanë rezervat e tyre për t’u rikthyer sërish në aksion.

Giroud, Caballero, Pedro …

Drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia e dinte që gjërat po komplikoheshin në Stamford Bridge pasi që një numër lojtarësh ia kishin bërë të qartë se ata nuk do të vazhdonin të luanin më tej se më 30 qershor.

Klubi veproi dhe arriti të lidhë marrëveshje me Willy Caballeron dhe Olivier Giroud edhe për një sezon shtesë.

Olivier Giroud (Foto: Chelsea FC)

Pedro Rodriguez është një tjetër, kontrata e të cilit po skadon, dhe po diskuton për një rinovim, por ai dëshiron edhe dy vjet në marrëveshjen e tij.

Willian , ndërkohë, nuk do të qëndrojë dhe ka qenë i lidhur me Barcelona.

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Këto çështje shtojnë tensionin edhe më shumë që ishte krijuar pasi nuk u arrit një marrëveshje për një ulje pagash midis klubit dhe lojtarëve.

Një rënie prej 10 për qind në fund u arrit, por klubi donte më shumë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com