Chelsea mund të bëjë transferime në janar – Dybala dhe Zaha në listë

08 Shtator 2019

Chelsea thuhet se do të mund të transferojë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra londineze u dënua nga FIFA me dy afate kalimtare më herët në këtë vit për shkak të transferimit të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Por, sipas Daily Mirror, The Blues do të rikthehen sërish në biznesin e transferimeve në muajin janar të vitit 2020.

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

Kampioni në fuqi i Ligës së Evropës po tenton që ta transferojë zëvendësuesin Eden Hazardit që kaloi në këtë verë te Real Madridi, derisa Christian Pulisic ende nuk e ka tregua vetën.

Tabloidi anglez raporton se Chelsea po mendon që në janar ta transferojë Wilfried Zahan nga Crystal Palace, apo të pakënaqurin e Juventusit, Paulo Dybala.

Për ta realizuar transferimin e anësorit të Bregut të Fildishtë, skuadra londineze duhet t’i paguajë rivalit nga Liga Premier rreth 85 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij në kontratë.

Lexo po ashtu: Chelsea projekton transferimin e Zahas për janar

Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër tashmë ka bërë të ditur se janë të gatshëm që ta shesin La Joyan, mirëpo kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij.

Chelsea aktualisht ka fitme mbi 300 milionë euro nga shitja e lojtarëve dhe huazimit që kanë bërë, andaj do të kenë komoditetin që të shpenzojnë shuma të majme në afatin kalimtar dimëror. /Telegrafi/

www.telegrafi.com